Sunday, April 26, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Ish-bashkëpunëtorja e Blerina Bombajt? Diola Dosti përgenjështron lajmet: Zonjën në fjalë nuk e kam takuar kurrë

Diola Dosti, përmes faqes së saj zyrtare “Mesimet e Dioles”, ka reaguar ndaj lajmeve që po qarkullojnë në disa portale, ku përmendet si ish-bashkëpunëtore e nutricionistes Blerina Bombaj.

Në reagimin e saj publik, Dosti i ka quajtur këto aludime të pavërteta dhe ka sqaruar se nuk ka pasur kurrë asnjë bashkëpunim apo kontakt me Blerina Bombajn.

“Në lidhje me lajmet që kanë të bëjnë me Blerina Bombaj dhe ish-bashkëpunëtoren e saj, e që po aludohet se ish-bashkëpunëtorja jam unë, ju përgënjeshtroj këtë lajm! Zonjen në fjalë nuk e kam takuar kurrë në jetë dhe vetëm i uroj suksese në rrugëtimin e saj!”, – shkruan Dosti.

Ky reagim vjen pas publikimeve në disa media online që lidhën deklaratat e Blerina Bombajt, gjatë një interviste ku foli për “pabesinë e ish-bashkëpunëtores”, me emrin e Dr. Diola Dostit.

Nutricionistja e njohur ka kërkuar që emri i saj të mos përmendet më në mënyrë të gabuar dhe ka theksuar se çdo informacion i tillë është i pavërtetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles