Aktori i njohur i humorit dhe skenës shqiptare, Agron Llaka, ka ndarë me ndjekësit e tij një moment të mbushur me dashuri familjare. Në foton e postuar në rrjete sociale, Llaka shihet i lumtur teksa përqafohet nga dy nipat e tij, një çast plot ngrohtësi që ka prekur zemrat e fansave.





