Friday, April 17, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Shtrausi në skenën e TKOB, valset e famshme vijnë për publikun

Java Kulturore Austriake nisi vrullshëm të martën me dy koncerte të njëpasnjëshme brenda së njëjtës natë, në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Publiku kryeqytetas e priti kompozitorin me duatrokitje të ngrohta.

Shtrausi, së bashku me Mozartin dhe Bethovenin është pjesë e ajkës së muzikës klasike europiane dhe një mundësi e këtillë vjen rrallë dhe është e gjitha për tu shijuar.

Në këtë maratonë koncertesh, muzika vjeneze emocionoi më shumë se 1400 spektatorë të cilët mbushën sallën e TKOB-së.

Kjo ngjarje përkoi dhe me ditëlindjen e kompozitorit të famshëm. Ansambli Simfonik “Johann Strauss” i Vjenës solli koncertin “200 vjet Shtraus”, në kuadër të 200-vjetorit të lindjes së kompozitorit të mirënjohur e njëkohësisht çeljes së Javës Kulturore Austriake në Tiranë e cila vjen në bashkëpunim me Ambasadën austriake.

Programi i përzgjedhur zbuloi anën më poetike të krijimtarisë së Shtrausit, me perla si “Ëo die Zitronen blühn” dhe “Dorfschëalben aus Österreich” nga Josef Strauss.
Në pjesën e dytë, skena u ndez nga energjia e polkës dhe ritmi i valsit, duke kulmuar me “Tritsch-Tratsch-Polka” dhe “An der schönen blauen Donau”.

Johann Strauss II kompozoi muzikë të lehtë, valle dhe opereta të cilat për publikun e kohës ishin risi kurse ne na duken sikur janë muzikë që nuk na flet, nuk e kuptojmë dhe prandaj e shmangim, mund të na duket deri diku snobe.

Gjithashtu Shtrausi ishte i njohur edhe si violinist. Ai kompozoi mbi 500 valse, polka, kadrilla dhe lloje të tjera muzike kërcimi, si dhe disa opereta dhe një balet. Gjatë jetës së tij, ai ishte i njohur si “Mbreti i valsit” dhe ishte kryesisht përgjegjës për popullaritetin e valsit në shekullin e 19-të. Disa nga veprat më të famshme të Johann Strauss përfshijnë “Danub blu”, “Kaiser-Ëalzer” (Valsi i Perandorit), “Përralla nga pylli i Vjenës”, “Frühlingsstimmen” dhe “Tritsch-Tratsch-Polka”.

Për të gjithë fansat e muzikës së mirë kjo shfaqje vërtet që nuk duhet humbur. Kompozitori i madh i dha aromë europiane një cepi të Ballkanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles