Wednesday, June 10, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Këngëtari proteston për të qenë pjesë e Big Brother, miku i tij quan “armiq” ata që se mbështetën

Këngëtari i njohur, Labinot Rexha ka organizuar një protestë për pjesëmarrjen e tij në Big Brother Vip Kosova.

Këngëtari mobilizoi mbështetësit e tij dhe me pankarta dhe bluza në të cilat shkruhej “BBVK thuaj po LABIT”, u mblodhën jashtë ambienteve të shtëpisë më të famshme në Kosovë. Madje disa prej mbështetësve të Labit nuk qëndruan pa shprehur dhe “mllefin” e tyre ndaj atyre që nuk u bënë pjesë e kësaj proteste.

“Perfundimisht nuk e paskemi armik vetem Big Brother VK, por edhe shume njerez qe na genjyen se do te jene pjese ne proteste, apo mbase jane shantazhuar dhe kan pasur frike e jane kthy ne gjys te rruges, por kjo nuk na ndal drejte qellimit tone qe do ta arrijme.

Do te jem prane mikut tim edhe tani kur jemi pak ne numer, edhe atehere kur do te shendrrohet ne idoll te te gjitheve pas fitores se Big Brother”, shkruan një prej mbështetësve të tij.

E pas kësaj proteste një vendim u mor për Labin, ishte vetë këngëtari ai i cili e njoftoi, por se çfarë dhe a u plotësua kërkesa e tij këtë nuk dimë ta themi!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles