Meriton Mjekiqi, ish-finalist i Big Brother Vip 3 Albania, ishte i ftuar sot në “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku refuzoi të komentonte marrëdhënien e dikurshme me Ilnisa Agollin.
Nuk vonoi as reagimi i gazetares, e cila në një instastory shkroi “ëndrrat e një nate vere, nuk zgjasin netëve të dimrit”.
Për këtë, ajo u telefonua nga moderatoret e “Goca dhe Gra”, ku sqaroi postimin e saj.
“Përpara se të vija pas një dite të ngarkuar, nuk mund ta mbyllja të martën pa ju parë juve,. Ju rrotulloheni drejt dashurisë, tani ju pashë. Po kënaqesha. Fjala nuk i rri të gjithëve në gojë dhe nuk zë vend të gjithë.
Më vjen mirë, për herë të parë nuk isha subjekt i një teme që nga portalet frymët dhe kamuflohet. Është një raport që ka përfunduar para një viti. Ky statusi ishte fare i qartë që historia ka përfunduar dhe historia nuk ka nevojë për koment”-tha Ilnisa.
E pyetur nëse është penduar për lidhjen, Ilnisa tha: “nuk shqyhem si njeri që pendohem”.





