Moderatorja e njohur Kiara Tito ka ndarë së fundmi një foto elegante në rrjetet sociale, ku shfaqet përkrah bashkëshortit të saj, Luiz Ejlli.
Çifti është shfaqur i kuruar deri në detaj, teksa fotoja është shoqëruar me një mbishkrim të thjeshtë, një unazë dhe një zemër gri.
Pas publikimit të fotos, ndjekësit kanë aluduar nëse moderatorja është shtatzënë, duke u bazuar në mënyrën si i rrinte fustani.
Kiara ka reaguar menjëherë me humor, duke mohuar lajmet dhe duke i kthyer njërit prej komentuesve: “Ku e pe shtatzëninë, më fal?”





