Monday, May 4, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Al Pacino rrëfen pengun më të madh pas vdekjes së “dashurisë së jetës së tij”, Diane Keaton

Aktorja legjendare Diane Keaton ka ndërruar jetë më 11 tetor 2025, në moshën 79-vjeçare, dhe lajmi ka prekur thellë aktorin e famshëm Al Pacino, me të cilin ajo ndau një romancë të gjatë e të ndërlikuar për gati 15 vjet.

Sipas raportimeve të fundit, Pacino ka shprehur pengun e tij më të madh: faktin që nuk u martua kurrë me Diane Keaton, të cilën e ka quajtur gjithmonë “dashurinë e jetës së tij”.

Dy aktorët, që u njohën gjatë xhirimeve të filmit legjendar The Godfather, nisën lidhjen në fillim të viteve ’70 dhe e mbajtën me ndërprerje deri në fund të viteve ’80. Edhe pse qëndruan bashkë për shumë vite, ata nuk u fejuan apo martuan kurrë.

Një mik i afërt i aktorit ka treguar për Daily Mail:

“E di që Al do të pendohet përgjithmonë që nuk e bëri hapin kur kishte mundësi. Për vite me radhë pas ndarjes, ai shpesh thoshte: ‘Nëse është e shkruar, kurrë nuk është vonë për ta provuar sërish.’ Por, fatkeqësisht, tani është vonë.”
Sipas të njëjtit burim, Diane Keaton dikur i kishte vendosur Pacino-s një ultimatum: ose të martoheshin, ose të ndaheshin. Aktori zgjodhi ndarjen.
Edhe pse shtëpitë e tyre ndodheshin shumë pranë njëra-tjetrës në Beverly Hills, thuhet se ata nuk janë takuar apo folur më kurrë pas ndarjes.

Burimi shton se Pacino i është përkushtuar gjithmonë fëmijëve të tij dhe ka zgjedhur të jetojë mes Los Angeles dhe Nju Jorkut.

Ende nuk është bërë e ditur shkaku i vdekjes së Diane Keaton, por mediat amerikane raportojnë se muajt e fundit ajo kishte hequr dorë nga daljet publike dhe shëtitjet e përditshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles