19 personazhe të showbizit në Turqi po hetohen nga autoritetet pasi janë të dyshuar si përdorues të lëndëve narkotike.
Këngëtaret Hadise Açıkgöz dhe İrem Derici, aktoret Demet Evgar dhe Berrak Tüzünataç, si dhe blogerët Duygu Özaslan dhe Derin Talu janë disa nga personat publik që po hetohen.
Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit konfirmoi se çështja është hapur mbi bazën e nenit që lidhet me përdorimin e substancave narkotike ose stimuluese, sipas Kodit Penal të Turqisë.
Aktualisht nuk ka urdhra arresti, por të gjithë personat nën hetim janë thirrur për të dhënë deklarata dhe për të kryer testime toksikologjike përmes analizave të gjakut.
Përveç emrave të përmendur më lart, në listë përfshihen edhe: Ziynet Sali, Kubilay Aka, Kaan Yıldırım, Mert Yazıcıoğlu, Metin Akdülger, Ceren Moray, Özge Özpirinçci, Engin Polat, Dilan Polat, Zeynep Meriç Aral, Birce Akalay dhe avokatja Feyza Altun.
Nuk dënohesh automatikisht me burgim nëse je përdorues droge në Turqi ndërsa personi mund të detyrohet të ndjekë trajtim, rehabilitim apo të vendoset në mbikëqyrje provizore, në varësi të vlerësimeve të ekspertëve dhe prokurorisë.





