Sunday, April 26, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Luizi publikon këngën më të re

Luiz Ejlli është rikthyer me një surprizë për publikun.

Këngëtari ka sjellë projektin e ri muzikor të titulluar “Xhelozi”, këtë herë në bashkëpunim me dyshen Flamur dhe Ilir.

Kënga u publikua vetëm pak orë më parë në kanalin zyrtar të SBS Entertainment në YouTube dhe ka marrë mijëra klikime që në minutat e para.

Teksti dhe muzika mbajnë firmën e Flamurit dhe Ilirit, ndërsa produksioni është realizuar nga Erno dhe Çelik Lipa.

Ky bashkëpunim po pritet me shumë entuziazëm nga fansat, të cilët e kanë përmbytur rrjetin me komente pozitive dhe pritshmëri që “Xhelozi” të shndërrohet në një nga hitet e sezonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles