Sunday, April 26, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Deklarata e Rovena Dilos: Po të dëgosh rep shqiptar, 50% bëhen kriminelë

Këngëtarja e njohur Rovena Dilo ka ndezur diskutime pas një deklarate të fortë për reperët dhe ndikimin e muzikës rap në shoqëri. Teksa ishte e ftuar ne ‘Ftese ne 5’, Dilo shprehu shqetësimin e saj rreth asaj që e përshkroi si një “zhanër provokativ” që mund të nxisë sjellje të rrezikshme dhe të polarizojë të rinjtë.

“Po të dëgosh rep shqiptar, 50% bëhen kriminelë,”tha Dilo, duke shtuar se muzika duhet të jetë “një mjet ushqyes, frymëzues, zbukurues” dhe jo një impuls drejt dhunës apo ekstremizmit. Ajo ngriti pyetjen retorike se çfarë e frymëzon një reper të marrë një kallashnikov dhe të vrasë, apo të hedhi shampanjë në koke, si metaforë për dy reale të ndryshme që muzika mund të nxisë.

“Po të dëgjosh repin shqiptar, 50% bëhen kriminelë. Ky është frymëzimi që u jep. Muzika duhet të jetë një mjet ushqyes, frymëzues dhe zbukurues, ku të çon kjo? Ky zhanër është tepër provokativ. Çfarë të frymëzon një reper: të marrësh një kallashnikov e të vrasësh, apo të hedhësh shampanjë në kokë?”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles