Pas zërave që po qarkullojnë në rrjete sociale dhe disa portale, ku thuhej se Loredana Brati është në një lidhje me një nga konkurrentët e emisionit të njohur “Për’puthen”, ish-banorja e “Big Brother VIP” ka reaguar ashpër në një postim të publikuar në rrjetet e saj sociale.
Me një gjuhë të drejtpërdrejtë dhe pa dorashka, Loredana ka hedhur poshtë çdo aludim, duke e quajtur këtë “SKANDAL” mediatik:
“SKANDAL” janë vetëm lajmet tuaja të shëmtuara. Për pak klikime kërkoni të merrni me qafë padrejtësisht figurën time, duke më lidhur orë e sekond me çfarëdo lloj personi që më afrohet më shumë se 1 metër! T’JU VIJË TURP.”
E revoltuar nga këto spekulime, ajo shton:
“I thoni atyre ‘burimeve tuaja të sigurta’ që s’janë aspak të sigurta.”
Deklarata e saj vjen pas disa fotove dhe thashethemeve të përhapura në TikTok dhe Instagram, ku Loredana është parë në shoqëri me një prej ish-konkurrentëve të “Për’puthen”. Disa portale shkuan aq larg sa ta cilësonin këtë “romancën e re të verës”, por siç duket, këto lajme nuk kanë asnjë bazë.




