Saturday, April 18, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Rikthehet ‘Goca dhe Gra’, këto janë moderatoret që i bashkohen panelit

Programi televiziv “Goca dhe Gra” vjen sërish! Ai do të rikthehet së shpejti në ekran me sezonin e tij të gjashtë.

Lajmi u konfirmua përmes faqes zyrtare të emisionit në Instagram, ku është bërë publike edhe data e nisjes së sezonit të ri: e hëna, 30 shtator.

Pas konfirmimit të Sherina Spahiut, motra Jona Spahiu, si një nga emrat që do t’i bashkohet tryezës së moderatoreve, bëhet me dije se një tjetër emër i spikatur që pritet të jetë pjesë e formatit është aktorja dhe intelektualja Ema Andrea. Gjithashtu, përflitet edhe Anila Basha, ish-kryeredaktore dhe zë i njohur i medias.

Ky talk-show është i njohur për përfshirjen e disa moderatoreve dhe të ftuarave njëkohësisht, të cilat trajtojnë tema aktuale që lidhen me shoqërinë, jetën personale, marrëdhëniet, kulturën pop dhe më shumë.

Për publikun që ka ndjekur me interes çdo episod, mbetet edhe vetëm pak kohë për të zbuluar surprizat që ky sezon i ri ka rezervuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles