Saturday, April 18, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Jo thjesht trend, çfarë është teoria e thonjve të kuq?

Teoria e thonjve të kuq nuk është thjesht një trend. Ky lloj manikure tërheq vëmendjen e burrave dhe rrit vetëbesimin.

Siç shpjegon psikologia Stephany Meizer, ngjyra e kuqe është shoqëruar gjithmonë me atraktivitetin dhe vetëbesimin.

“Kur dikush është i bindur se thonjtë e kuq e ndihmojnë të dallohet, ai sillet dhe prezantohet ndryshe dhe njerëzit e vënë re”, shpjegoi psikologia Stephany Meizer për Women’s Health.

Ekspertët theksojnë më tej se burrat i gjejnë gratë me të kuqe më tërheqëse, krejtësisht në mënyrë të pavetëdijshme.
“Sipas psikologjisë evolucionare, ngjyra e kuqe ka simbolizuar vitalitetin, dominimin dhe pjellorinë për shekuj me radhë”, tha Meizer.

Përveç kësaj, psikologia Rene Solomon thekson se ngjyra e kuqe tërheq vëmendjen, por edhe ndjesia që kanë gratë gjatë mbajtjes së një manikure të tillë është e rëndësishme.

“Kur një grua ndihet e fortë dhe seksi, kjo rrezaton vëmendjen e saj dhe të të tjerëve”, thotë Rene Solomon.
Është në këto raste që Solomoni thekson se ndodh efekti placebo – vetëbesimi që sjellin thonjtë e kuq. Kur ngjyra e manikyrit përputhet me energjinë tuaj, atëherë ai pushon së qeni thjesht një trend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles