Zaimina Vasjari, një nga figurat më të njohura në showbiz-in shqiptar, ka hyrë në industrinë e bukurisë me një projekt të ri personal: lançimin e brandit të saj të qerpikëve artificialë me emrin ZaiLashes.
Kjo linjë e re përqendrohet te qerpikët cilësorë, me dizajne që kombinojnë elegancën, stilin dhe funksionalitetin.
Produktet e “ZaiLashes” synojnë të ofrojnë alternativa për çdo preferencë – nga ato më natyrale për përditshmëri, deri te modelet më voluminoze për dalje apo evente speciale.
Lançimi i brandit është pritur me interes nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku Zaimina ka ndarë pamje të para të produkteve dhe identitetit vizual të linjës.
Me këtë hap të ri, ajo i shtohet listës së figurave publike që po ndërtojnë marka personale në fushën e kozmetikës dhe bukurisë duke ngritur lart, emrin e Shqipërisë.
S’na mbetet gjë tjetër vetëm se t’i urojmë shumë suksese Zaiminës në këtë rrugëtim të ri.



