Këngëtari Shpat Kasapi ka qenë kohët e fundit shumë prezent në mediat rozë, ku nuk kanë munguar thashethemet për raportin e tij me ish-partneren Selvijen dhe incidentet në dasma.
Në një intervistë për “Weekend” në Klan Kosova, Kasapi mohoi çdo lajm për rrahje, duke e përjashtuar gjithçka si një debat të vogël mes tij dhe të tjerëve. Ai po ashtu foli për marrëdhënien aktuale me Selvijen: “Unë me Selvijen nuk jemi më bashkë, jemi shokë shumë të mirë, por vetëm për hatrin e djalit, Roelit. Nuk më intereson fare shkrimi i asaj.”





