Monday, April 27, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Rrëfimi i Linda Ramës: Familja jonë është shtuar me një mbesë. Përpiqem të mos më shohin si paradhomën e Edit

Në një intervistë për revistën Newsbombtë muajit gusht, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama rrëfen shumë të pathëna, nga jeta familjare, por edhe një mendim të saj për reformat dhe intensitetin që ka filluar të punojë qeveria në fund të mandatit të tretë e në vigjilje të mandatit të katërt.

“Kam krijuar një distancë të sigurt higjienike nga Pushteti… I kam rezistuar çdo përpjekjeje për të më konsideruar si paradhomë të zyrës së Edit dhe i kam bërë ballë çdo keqkuptimi kur njerëz të afërt a të panjohur, më janë adresuar si pëshpëritëse në veshin e tij”, shprehet Linda Rama në intervistën e dhënë për Newsbomb.

Pak kohë më parë në një media gjermane kryeministri Edi Rama tha se opozitën e vërtetë e kishte në familje, duke nënkuptuar debatet me Lindën.

Por zonja Rama thotë se në familje nuk krijojnë dy jetë paralele, atë politike e atë familjare. Padyshim që gjërat fliten mes tyre, por Linda tregon se ajo kryen në familje ato detyra të çdo nëne e gruaje tjetër, që nga zgjimi i Zahos në mëngjes, e deri tek nxitimi për të mos kapur trafikun e rënduar të çuarjes së tij në shkollë. Linda tregon në intervistë se prej 4 muajsh është bërë gjyshe për herë të dytë, pasi Rea, vajza e saj, ka sjellë në një një vajzë, Rui. E tashmë familja e tyre është rritur shumë me gjithë fëmijët që vijnë vërdallë.

“Zaho, Avi dhe Rui janë tre zogj që, kur jemi sëbashku, na mbështjellin me një larmi të hatashme zërash e tingujsh, të qarash e të qeshurash, zënkash, ngacmimesh e përqafimesh fëminore. Ndërsa momentet intime familjare secili i konsumon për veten, ndryshe nuk do të quheshin intime”, tregon Linda Rama në intervistë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles