Modelja shqiptare Oriola Marashi ka konfirmuar publikisht se është në një lidhje dashurie.
E njohur për jetën private të mbajtur larg vëmendjes së medias, këtë herë Oriola ka zgjedhur të ndajë një moment intim me ndjekësit e saj.
Në një postim në InstaStory, ajo ka publikuar një foto gjatë një mbrëmjeje romantike, ku shfaqet duke mbajtur dorën e partnerit të saj. Identiteti i tij nuk është bërë ende publik, por postimi ka mjaftuar për të konfirmuar statusin e saj sentimental.






