Wednesday, May 20, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Me ty në dorë, asgjë nuk më rrëzonte”, Parashqevi Simaku ndan foton e rrallë me të birin: Luke, të dua sa botën!

Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ka postuar së fundmi një foto të hershme, në kohën kur djali i saj i vetëm Luke, ishte i sapolindur.

Teksa e mbante në krah, Parashqevi Simaku tregon për forcën e madhe që i ka dhënë djali i saj, ndërsa shpreh mallin e tepërt për të, pasi jetojnë larg njëri-tjetrit.

Historia e Parashqevi Simakut është e trishtë. Prej vitesh ajo ka jetuar në një prej stacioneve të trenit të New York si e pastrehë larg familjarëve dhe jetës së dikurshme.

Vite më vonë ajo arriti të ribashkohej me djalin e saj, i cili tashmë jeton me të atin, Robert Nolfe.

“Ah, biri im… kur të mbajta për herë të parë, bota u bë e imja. Me ty në duar, edhe sikur bota të shembej, s’mund të më rrëzonte. Por tani… disi, jemi larg. Dhe kjo më thyen më shumë se çdo fund. Luke, zemra ime, të dua sa botën”,shkruan Parashqevi Simaku në rrjete sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles