Një foto e gazetarit të njohur Sokol Balla, ku shihet duke puthur në buzë vajzën e tij, ka shkaktuar një valë reagimesh të forta në rrjetet sociale. Pamja ka ndezur sërish debatin mbi kufijtë e mënyrave të shprehjes së dashurisë prind-fëmijë në publik, veçanërisht kur këto gjeste dokumentohen e shpërndahen online.
Gazetarja Enki Bracaj ishte ndër të parat që reagoi ashpër ndaj fotos, duke e konsideruar veprimin të papërshtatshëm. “Sa e shëmtuar. Jam dhe do të jem gjithë jetën kundër puthjes në buzë të vajzave nga babai. Nuk ka lidhje me dashurinë e prindit,” shkroi ajo në një postim në Instagram.




