Egli Tako nxiti polemika në rrjetet sociale pas interpretimit të tij të këngës ikonike patriotike “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës, gjatë një koncerti të fundit. Ndërsa kënga ka një rëndësi të madhe për publikun shqiptar, vëmendjen më shumë e mori veshja e Egliut në skenë, e cila u cilësua nga shumë si e papërshtatshme dhe provokuese për kontekstin.
Reagimi më i fortë erdhi nga këngëtarja Nita Latifi, e cila komentoi me ironi duke shkruar: “Hajde brekët jemi mësuar t’i shohim, ama pse nuk është duke e kënduar këngën?” Kjo fjali u bë shkas për debate të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit u ndanë midis mbrojtësve të stilit të Egliut dhe kritikëve që konsideruan se performanca ishte e papërshtatshme për një këngë me mesazh kaq të rëndësishëm.




