Saturday, April 25, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Tani i kam të gjitha, por nuk kam më familjen”, Burim Vatovci rrëfen dhimbjen e thellë për humbjen e prindërve

Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Burim Vatovci, ka ndarë një rrëfim prekës nga jeta e tij personale, duke folur për dhimbjen që e shoqëron çdo ditë pas humbjes së të dy prindërve.

I ftuar së fundmi në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, Burimi tregoi se pavarësisht suksesit që ka arritur sot, boshllëku i lënë nga prindërit është i pazëvendësueshëm.

 “Malli për babanë dhe nënën nuk më largohet kurrë. Tani i kam të gjitha, por gjënë më të rëndësishme të jetës s’e kam më, familjen,” u shpreh ai.

Ai gjithashtu shtoi se përpiqet të vazhdojë jetën, të buzëqeshë dhe të dalë me miqtë, por çdo rikthim në shtëpi e përball me mungesën e madhe të prindërve.

“Flas shpesh me vëllanë tim dhe i them, sikur ta kishim edhe një herë mundësinë që prindërit të na shihnin se deri ku kemi arritur…”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles