Pas publikimit të një videoje në Instagram ku Dea Mishel shihet në përqafim me një mashkull gjatë një eventi, në media online menjëherë u raportua se bëhet fjalë për të dashurin e saj të ri.
Por, influencerja dhe ish-banorja e BBVA ka reaguar menjëherë duke sqaruar situatën përmes një shkrimi të drejtpërdrejtë: “Mos më lidhni me çdo njeri në planet! Aldo Hako është shoku im i ngushtë dhe një nga krijuesit e kompanisë më të mirë të marketingut në Shqipëri,” shkruan ajo.




