Saturday, May 23, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Pas propozimit për martesë, Benny Blanco tradhton Selena Gomez me shoqen e saj të ngushtë? Darka sekrete mes dyshes që u zbulua nga paparazzi

Këngëtarja e njohur botërore, Selena Gomez i ka bërë unfollow në Instagram shoqes së saj më të mirë, Theresa Marie, kjo pasi dyshohet se i fejuari i saj, Benny Blanco e ka tradhtuar atë me të.

Sipas DailyMail, një fans që e vuri re këtë fakt, shkroi në Twitter se Theresa mungonte në mesin e miqve që këngëtarja ndjek, mirëpo vetë ajo vazhdon ta ketë follow Selenën. Selena dhe Theresa u shfaqën për herë të fundit në rrjetet sociale më 10 mars, në një festë ditëlindje përkrah shoqes së tyre të përbashkët, Anna Çollins.

Detaji që u vu re ndjeshëm është se Theresa vazhdon të ndiqet nga i fejuari i Selenës, Benny Blanco, dhe përflitet se një tradhti fshihet pas gjithë kësaj. Thuhet se ata u panë duke dalë për darkë së bashku, pasi një nga fansat postoi pamje të tyre në TikTok.

Duke iu referuar komenteve, fansat spekuluan mbi motivin pas takimit të tyre, duke pasur frikë se dyshja do të mund të kishte probleme në marrëdhënie. Megjithatë, të tjerë sugjeruan se ndoshta të dy po planifikonin diçka për Selenën dhe takimi i tyre ishte i pafajshëm.

Në vitin 2019, Selena shkroi në Instagram për t’i kushtuar një postim Theresës, teksa zbuloi se dyshja u takua ndërsa punonin së bashku dhe më pas u bënë shoqe të ngushta.

E takova Theresën 5 vjet më parë. Ne punuam së bashku dhe u bëmë shoqe të ngushta. Ajo më ka mësuar si ta shoh jetën në një mënyrë argëtuese, të shkujdesur dhe frymëzuese. Ajo më ka treguar si të jem një grua e fortë dhe e patrembur. Ajo është e bukur, e sjellshme dhe e zgjuar. E pashë sa e aftë ishte për të arritur ëndrrat e saj. Nuk doja gjë tjetër veçse ta shihja duke i ndjekur ato dhe duke fluturuar lart. Dhe ja ku po e bën të ndodhë T. Të dua dhe jam shumë krenare për ty,” shkroi ajo.

Kjo situatë erdhi pasi Selena pranoi se ndihej “e vetmuar” dhe nuk i pëlqente askush për pesë vjet pasi lidhja e saj me ish-in e saj, Justin Bieber, përfundoi.

Këngëtarja dhe Justin, ishin në lidhje me njëri-tjetrin me uljet dhe ngritjet e saj për gati një dekadë përpara se të ndaheshin zyrtarisht në vitin 2018.

Dy muaj pasi ish-çifti u nda, Justin dhe gruaja e tij Hailey, të çilët kishin pasur një lidhje të mëparshme në vitin 2016, “e ringjallën” dashurinë e tyre në mesin e vitit 2018 dhe u martuan po në atë vit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles