Aktorja e njohur dhe mjaft e dashur Rajmonda Bulku, dhe aktori Gëzim Rudi, së fundi kanë marrë pjesë në videoklipin e këngës më të re të reperit Noizy.
Kënga titullohet “Dashni ke ra”, dhe bëhet fjalë për një vajzë që dashurohet me reperin.
Aktorja shfaqet në rolin e nënës së vajzës, e cila si çdo nënë ka merakun më të madh, ndërkohë që aktori ka rolin e babait.
Ajo që është e padiskutueshme, është dhe origjinaliteti she bukuria e Rajmondës, edhe pse vitet kalojnë ka të njëjtën hijeshi.
Sa për këngën, do të jetë padiskutim hiti i kësaj vere.






