Sunday, May 24, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Po kalon një krizë me bashkëshortin? Françeska Murati e pranon: E dinë vetëm miqtë

Ish banorja e Big Brother VIP Albania, Franceska Murati prej kohësh po jeton në Tiranë ku shpesh ndan momente me miqtë dhe shoqërinë e saj, por asnjëherë me partneri e saj.

Kjo ka bërë që shumë ndjekës të mendojnë se ka një krizë apo divorc me bashkëshortin. Së fundmi Françeska ka kërkuar ndihmë për të gjetur një shtëpi në Tiranë pasi ka vendosur të shpërngulet përfundimisht.

Pas këtij vendimi ajo është pyetur nëse ka një ndarje mes saj dhe bashkëshortit apo probleme në jetën private. Françeska Murati nuk e ka pranuar direkt, por e ka lënë të kuptohet se po, ka një krizë në jetën e saj private që mund të jetë ndarja.

”Po kaloj një periudhë të vështirë. Nuk është diçka që unë e kam diskutuar haptazi. E dinë vetëm njerëzit e mi të afërt dhe ata që dua. Më kanë ndenjur afër dhe më kanë dhënë shumë dashuri. Jam shumë e ngarkuar. Po mundohem ta kaloj, përballoj. Jeta paska qenë shumë e vështirë.

Çdo gjë ndodh për një arsye. Në një moment të dytë do flas hapur t’iu tregoj gjithçka që po ndodh në jetën time”

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles