Sunday, May 24, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Andrra Destani merr dhuratë benzin luksoz

Një super “Benz” luksoz për një super bashkëshorte dhe super mami! E kemi fjalën për Andrra Destanin e cila në ditën e saj të lindjes ka marrë super dhuratën nga bashkëshorti i saj, Sinani.

Ka qenë vetë Andrra e cila në llogarinë e saj në “Instagram” ka postuar një foto ku shihet automjeti tip “Mercedes Benz” me fjongon e kuqe sipër. Ndërkohë, që bashkëshortja bukuroshe e këngëtarin qëndron pranë me një super buqetë të madhe me trëndafila të kuq në duar.

Por përveç “Benzit” luksoz ajo që na ka tërhequr gjithashtu vëmendje është komenti i Sinanit. I lumtur për bashkëshorten dhe shoqen e jetës që ka në krahë, ai shkurtimisht e ka thënë qartë sa me fat është dhe se sa shumë e do gruan e tij.

“Edhe 100 me ty jan pak dashni. TE DUAAAA”, shkruan Sinani.

Andrra dhe Sinani janë një ndër çiftet më të pëlqyer dhe të gjithë padyshim bëjnë “marshallah” kur i shohin. Çifti të cilët prej shumë vitesh po jetojnë dashurinë e tyre, janë prindër të dy engjëjve Ansit dhe Ayan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles