Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në formatin shumë të ndjekur “Ferma VIP”, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe ngritur pikëpyetje mbi kontrollin e rregullave brenda programit.
Në një video që është bërë virale gjatë spektaklit të fundit “prime”, modelja Daniela Shima është shfaqur në ekran me një orë dore të vendosur në kyçin e dorës — një detaj që nuk i ka shpëtuar vëmendjes së banorit tjetër, poetit Albi Lushi.
Sapo Albi e vëren orën, i drejtohet menjëherë Danielës duke i kërkuar që ta largojë ose ta fshehë, pasi prezenca e një ore në fermë është shkelje e rregullave të programit.
“Pse nuk lejohet?” – dëgjohet duke thënë e habitur Daniela, e cila pa dijeni ka thyer një nga rregullat bazë të formatit, ku nuk lejohen informacione nga jashtë, përfshirë edhe kohën.





