Monday, May 25, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Kini kujdes! Ana e “errët” e trendit Ghibli, fotot tuaja ruhen dhe…

Javët e fundit nuk ka ndodhur të mos kemi ndeshur foto të transformuara me versionin e ChatGPT “Ghibli” në rrjetet sociale. Duket shumë bukur dhe argëtues, por a është vetëm kaq?! Kjo formë kaq e thjeshtë për t’u kthyer në një anime ashtu si në filmat klasikë të Hayao Miyazaki, ka dhe anën e saj të errët.

Ekspertët ngrenë alertin se në fakt ky trend mund të jetë një lloj “gracke” për të marrë të gjitha të dhënat personale! Një platformë e njohur që merret me mbrojtjen e të dhënave dhe sigurinë e llogarive në internet, ka njoftuar në “X” se ka rrezik se ato fotografi të cilat ju i përdorni tek ky version i ChatGPT mund të keqpërdoren në të ardhmen. Praktikisht, ruhen të gjitha tiparet tuaja fizike, identiteti juaj!

Edhe ekspertja britanike Elle Farrell-Kingsley shkroi për këtë, duke theksuar se përdorimi i këtij trendi sjell ekspozimin e të dhënave, lokacionit apo imazheve sensitive, siç janë fotot e fëmijëve. “Nëse është falas, ti dhe të dhënat tua janë çmimi që paguhet! Nëse je dakord me këtë ok, por mirë është të jeni të vetëdijshëm”, tha ajo.

Kështu që, më e mira është të mos “impresionohemi” menjëherë me trende të kësaj natyre e aq më tepër kur paraqiten pa asnjë kosto!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles