Me zhvillimin e trendeve edhe stili i jetesës ka njohur ndryshime, deri te zgjedhjet që bëjmë për t’u dukur sa më mirë në përditshmërinë tonë. Kjo ndodh veçanërisht dhe me këpucët që zgjedhim pasi dalim jashtë shtëpisë për të kryer aktivitete të ndryshme.

Por, a keni menduar ndonjëherë se çfarë mund të thotë zgjedhja e një këpuce për karakterin tuaj? Pasi të lexoni këtë artikull, do të mendoheni dy herë përpara se të zgjidhni diçka të zakonshme!

Sipas psikologes Jo Hemmings, zgjedhja e një këpuce ideale mund të lërë përshtypje pozitive dhe të jetë ‘sekreti’ i suksesit në shumë momente përcaktuese të jetës, si përshembull fillimi i një pune të re, ose një takim i parë me dikë që ju pëlqen, thjesht falë zgjedhjes që ju bëni me këpucët që vishni.

“Në mënyrë të pavetëdijshme ose të vetëdijshme ndodh që të bëjmë gjykime të shpejta për personalitetin, zakonet, madje dhe se sa romantik mund të bëhet dikush, kjo bazuar falë zgjedhjes që ka bërë me këpucët që ka veshur”, shprehet ajo.

Stili i këpucëve dhe çfarë thonë ato për personalitetin tuaj

Sandalet e sheshta – Nëse i vishni këto këpucë jepni përshtypjen se jeni karakter i lezetshëm dhe shpirt i lirë. Mund të përshtateni në çdo mjedis ku ndodheni.

Takat klasike – Nëse zgjidhni këtë model këpucësh, tregoni se keni besim, jeni tolerante dhe më e qetë.

Taka në formë sandalesh – Ky stil iu jep ndjesinë se jeni të guximshëm, të sigurt në vetvete.

Takat e larta – Ngjallni një vetëbesim shumë të lartë saqë duket sikur keni një energji pushtuese.

Këpucë të sheshta – Japin ndjesinë e një këpuce simpatike duke iu bërë të ndiheni më elegante dhe të jepni përshtypje pozitive në çdo takim ose aktivitet.

Çizmet “Biker” – Këto çizme mjaftojnë që të dukeni më interesante përballë të tjerëve.

Sandalet verore – Kjo modë këpucësh tregon se jeni natyrë më flirtuese dhe karakter lozonjar.

Këpucët sportive – Ju pëlqen çdo gjë nostalgjike, jeni më të pavarur në këndvështrimet tuaja. Zgjidhni të jeni më shumë udhëheqëse se një ndjekëse, por në fund të ditës të sinqertë në gjithçka bëni.