Fero edhe pse kishte deklaruar se ishte tërhequr nga muzika, duket se ka ndryshuar mendje.
Ditën e djeshme, ai ndau me ndjekësit disa fragmente nga projekti i tij më i ri muzikor, e cila duket se i drejtohet ish-partneres së tij, Arbenita Ismajlit, proceseve ligjore rreth kujdestarisë së vajzës, e po ashtu edhe personave të tjerë.
“Se kam pa qikën që tetë muaj… i qoj të fala motrës së presidentes”, thotë Fero në këngë.
Kujtojmë se reperi përmend motrën e presidentes Vjosa Osmani, e cila është avokatja e ish-bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli.
Ky detaj ka ngjallur reagime dhe diskutime mes fansave dhe ndjekësve të tij.





