Blerta Celibashi feston sot 27-vjetorin e lindjes.
Në këtë ditë të veçantë, nuk ka munguar as urimi i Princ Lekës i cili është dhe partneri i fotografes.
“Ti je ditët e mia me diell”, ky ka qenë urimi i Princit. Këtë mesazh Princi kishte zgjedhur ta tregonte ndryshe përmes një mbishkrimi në tortën me 27 qirinjtë e festës.
Kujtojmë se çifti ka 16 vite diferencë në moshë, por kjo nuk i ka penguar aspak të jenë të lumtur krah njëri- tjetrit.




