Friday, April 17, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Këto xhaketa nuk duhet të mungojnë në garderobën e pranverës

Xhaketat komode nuk janë asgjë e re, por koleksionet Pranverë/Verë 2025 i kanë sjellë në një version ndryshe, duke i bërë mjaft të veçanta.

Ajo që e bën këtë trend veçanërisht emocionues janë mënyrat kreative që mund ta vishni.

Në pasarelë, The Attico, Prada, Brandon Maxwell dhe Ralph Lauren kombinuan xhaketa të gjera najloni me fustane vezulluese, duke krijuar një pamje të lezetshme. Nga ana tjetër, Bottega Veneta ndoqi një rrugë më rastësore, duke kombinuar një xhaketë ngjyrë bezhë me pantallona të gjera.

Pamjet në pasarela na rikujtuan edhe njëherë rëndësinë e të tilla xhaketave dhe pafundësinë e kombinimeve që ofrojnë në përditshmëri.

Mund t’i vishni me fustane, pantallona apo sete sportive, gjithmonë do të dukeni bukuri.

Disa ide stilimi:

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles