Thursday, April 24, 2025
spot_imgspot_img
spot_imgspot_img

Related Posts

E etiketojnë si ‘modele’, reagon bashkëshortja e Feros: Unë kam karrierë akademike

Ish-reperi Fero është bërë sërish temë diskutimi pas marteses së tij të dytë me Nitën.

Megjithatë, Nita, e cila ka pasur angazhime të mëparshme si modele, ka reaguar në lidhje me etiketimet e vazhdueshme si “modele” që janë bërë në mediat sociale për të.

Ajo ka bërë një deklaratë të veçantë, duke sqaruar se modelingu ka qenë një fazë e jetës së saj, por që tani ka ndjekur një rrugë të ndryshme profesionale.

“Nuk e di pse po shoh ‘modele’ në çdo postim të bërë për mua, kur hera e fundit që qëndrova para një kamere isha 18 vjeçe në London Fashion Week, e nisa si 15 vjeçe dhe fatmirësisht e kisha gjithmonë familjen time kudo që shkoja me vete”, ka shkruar Nita në një reagim të saj në rrjetet sociale.

Ajo ka vazhduar duke thënë se, megjithëse i ka pëlqyer modelingu si adoleshente, prioritetet e saj janë ndryshuar me kalimin e kohës.

Nita është fokusuar në karrierën akademike, duke studiuar Drejtësi në UCD dhe duke pasur mundësinë për të realizuar praktika në institucione të rëndësishme, si Dillon Eustace dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës.

Në këtë periudhë, ajo ka vendosur të drejtohet drejt diplomacisë dhe aktualisht ndodhet në semestrin e fundit të universitetit. Për Nitën, kjo rrugë akademike dhe profesionale ka një rëndësi të veçantë, pasi ajo e ka ndjekur modelin e nënës së saj, e cila ka pasur një karrierë të suksesshme diplomatike në Irlandë.

“Duke parë punën diplomatike të nënës sime në Irlandë dhe duke ndjekur gjurmët e saj, më bëri të vlerësoja se sa larg kemi arritur të gjithë dhe sa e bekuar kam qenë që jam dëshmitare e etikës së punës dhe forcës që prindërit e mi kanë treguar gjithmonë”, ka përfunduar Nita.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles