Krisa Çaushi, ish-banorja e Big Brother VIP 4 ka rrëfyer më shumë mbi eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe si i sheh ajo disa nga banorët tani që është jashtë.
Po ashtu Krisa ka treguar dhe disa detaje nga lidhja e saj me Tirin dhe njohjen e tyre.
“Unë isha e përgatitur që Tiri do të futej në “Big Brother VIP”, por kur më erdhi ftesa mua që të futesha bashkë me të, ngriva, mendova menjëherë për mamin. Ajo e dinte për Tirin dhe më kishte thënë: ‘Se mos guxon hyn ti se nuk të flas më me gojë’. Prindërit nuk janë mësuar me viralitetin që mund të marr, sepse nuk kam aq vite në ekran. E binda mamin dhe u qetësua se isha dhe me Tirin, nuk isha vetëm. Kështu u futa”, tha Krisa në TAR.
“E kam ftuar në programin tim, ka qenë i ftuari i tretë i imi, unë sa kisha nisur atëherë. Duke qenë se ishte pjesëmarrës në Festivalin e Këngës, ishte më e thjeshtë që ta ftoja, kështu që kontaktova Tirin dhe ai erdhi me shumë kënaqësi. Dhe kështu u njohëm. Mendimi i parë ishte ‘sa mendjemadh qenka ky.
Intervista shkoi shumë mirë por nuk patëm më kontakt pas kësaj. Regjisorja atëherë më tha në kufje që kishim një kimi bashkë.




