Tuesday, April 28, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Caktohet data e ekstradimit të Florian Markut nga Londra për në Athinë

Mësohet data se kur do të ekstradohet nga Londra drejt Athinës, Florian Markut mbajtës i disa titujve si kamion në boks, i cili ndodhet në paraburgim në kryeqytetin britanik.

Gazetarët e Top Channel, Muhamed Veliu dhe Endi Tufa janë njohur me një tjetër vendim të marrë nga gjykata e ekstradimeve në Londër paraditen e së premtes. Avokatët e Markut kanë aplikuar për shtyrjen e datës së ekstradimit të tij me 10 ditë.

Nuk dihet përse e kanë bërë një kërkesë të tillë apo kanë ndërmend të apelojnë kërkesën e ekstradimit drejt Greqisë. Kjo kërkesë është miratuar dhe Florian Marku pritet të ekstradohet deri më datë 23 Janar.

Në seancën e ekstradimit më 7 Janar Marku vullnetarisht pranoi të ekstradohet në Greqi e të përballet me akuzat e drejtësisë greke.

Sipas urdhër arrestit ndërkombëtar europian, Florian Marku akuzohet në Greqi për tentativë vrasje, plagosje me pasoja të rënda, armëbajtje pa leje dhe përdorim arme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles