As për VIP-at martesa nuk është e përjetshme. Jeta ka ulje ngritjet e saj dhe divorci ndonjëherë është rruga më e mirë për t’i dhënë fundin një lidhje.
Një ndarje që bëri bujë të madhe ishte ajo mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt. Ish-çifti kanë pranuar publikisht ndarjen ku e vetmja gjë që i bashkon janë fëmijët.

Një tjetër ndarje ishte ajo mes princ Lekës dhe Elia Zaharia. Dyshja ka finalizuar divorcin në muajin maj.

Është përfolur gjithashtu se çifti i famshëm i balerinëve, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso, i kanë dhënë fund martesës së tyre në muajin shtator.
Edhe ish-presidenti Ilir Meta ka konfirmuar se ai dhe Monika Kryemadhi kanë nisur procedurat e divorcit në muajin qershor.

Padyshim edhe çifti i krijuar në “BBVK2” Kader Kicaj dhe Lumbardh Salihu janë stër përfolur këtë vit për shkak të ndarjes se tyre. Sipas Kicaj Lumbardhi e ka tradhtuar atë.

Gjithashtu dhe Ledri Vula i dha fund lidhjes së tij me partneren, Sara Hoxhën me të cilën ka dhe një vajzë.
Romeo dhe Heidi, një çift mjaft i dashur që u njohën brenda shtëpisë së BBVA3 i dhanë fund lidhjes disa muaj pasi dolën nga shtëpia.





