Sezoni i dytë i “Squid Game” ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Netflix, duke u vendosur si një nga prodhimet më të rëndësishme dhe ikonike të dekadës.
Seriali, i cili ka origjinën nga Koreja e Jugut, ka krijuar një fenomen global, ndërsa kritikat e tij ndaj kapitalizmit të fazës së vonë, pabarazisë dhe luftës së klasave kanë rezonuar gjerësisht me shikuesit në mbarë botën.
Krijuesi i tij, Hwang Dong-hyeok, thuhet se kishte shkruar historinë që në vitin 2009, ndërsa Netflix e bëri atë një hit botëror, duke e mbështetur financiarisht.
Tani, pas suksesit të dy sezoneve të para, shikuesit janë duke pritur me padurim sezonin e tretë të mundshëm.
Sipas një postimi të Netflix në Twitter/X, sezoni i tretë pritet të publikohet në vitin 2025 dhe do të sjellë rikthimin e kukullës Chul-su, një homolog i Young-hee, si dhe lojën e famshme “Red Light, Green Light”, që bëri bujë në sezonin e parë.
Këto dy elemente do të luajnë një rol kyç në zhvillimin e ngjarjeve të sezonit të ardhshëm, i cili, sipas kanalit zyrtar të YouTube të Netflix në Korenë e Jugut, pritet të dalë më 27 qershor.
Gjithashtu, ka spekulime se aktori i njohur i Hollivudit dhe fitues i çmimit Oscar, Leonardo DiCaprio, mund t’i bashkohet kastit për sezonin e tretë të “Squid Game”. Kjo ka nxitur zhurma mediatike pasi DiCaprio u pa së fundmi në një ngjarje me aktorin Lee Jung Jae, i cili luan rolin e Seong Gi-hun në serial.
Edhe pse ende nuk ka konfirmime zyrtare, kjo mund të shndërrohet në një nga zhvillimet më emocionuese të ardhshëm për fansat e serialit.





