Pa çka se rrugëtimi i tij brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh” zgjati shumë pak, arriti të lërë shenjë në këtë format, e veçanërisht te njëra prej banoreve.
E kemi fjalën për Redonin dhe Eglin! Gjatë qëndrimit të shkurtër në shtëpi Redonin e pamë mjaft afër me Eglin dhe kimia që kishin me njëri-tjetrin kuptohej si e bardha në të zezë! Madje, fansat po shpresonin se mes tyre pse jo të kishte dhe një histori të bukur dashurie. Por, dalja e papritur e Redonit i vuri “vulën” shpresës së fansave!
Ndërkohë së fundmi sërish Redoni ka bërë një lëvizje. Reperi si duket dëshiron që njohjen me banoren e Big Brother Vip ta vazhdojë jashtë. Ai e ka bërë follow së fundmi në Instagram, e të shohim ç’do të ndodhë kur Egli të dalë nga shtëpia!






