Friday, May 8, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Mezi pres të shoh sytë e tu”, Redoni i shpreh pëlqimin Egli Takos: Ti je fitorja ime në këtë Big Brother

Edhe pse Redoni vendosi t’i jepte fund lojës së tij në Big Brother Vip, kjo nuk e ka penguar që t’i shprehë hapur pëlqimin që ka për Egli Takon.

Gjatë spektaklit të sotëm, nga studio, Redoni i uroi fitoren Eglit, ndërsa tha se fitorja e tij ishte njohja me influenceren. Nga ana tjetër, Egli i tha artistit se mezi pret ta takojë, madje iu drejtua me shprehjen “të dua”.

Redoni: Unë nuk jam aty. Vendosa të largohem, por jam shëndoshë e mirë. Mos u brengos. Dua të them që fitorja ime në këtë Big Brother është që kam kuptuar se një vajzë si ti mund të ekzistojë. Dua të shtoj dhe një fjali të fundit. Uroj me mish e shpirt që ti ta fitosh këtë Big Brother, sepse vlerat e tua nuk kanë nevojë për një lidhje ose strategji për t’u treguar.

Egli: Në fillim e prita pak keq, por nëse ishte për të mirën e tij, jam shumë dakord. Ka qenë i vetmi njeri që më ka dhënë një gjendje qetësie dhe mezi pres të të takoj jashtë. Të dua shumë.

Redoni: Sytë nuk gënjejnë dhe mezi pres t’i shoh të tutë.

Egli: Të dua.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles