Friday, May 8, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“U rritëm bashkë”, Bora Zemani emocionon me urimin për të birin në 10 vjetorin e lindjes

Sot ka festë në shtëpinë e moderatores së njohur shqiptare, Bora Zemani.

Djali i saj, Arbori, feston ditëlindjen e 10-të. Prezantuesja ka ndarë disa fotografi krah tij me anë të të cilave e ka uruar me fjalë emocionuese.

Ajo thotë se Arbori është arsyeja pse beson në çdo mrekulli.

Më poshtë postimi i plotë i moderatores:

10 vite dashuri e pastër…
Fiks një dekadë më parë, erdhe në jetën time dhe gjithçka ndryshoi. U bëre drita që ndriçon çdo ditë, arsyeja pse buzëqesh edhe në momentet më të vështira.
Ti më mësove kaq shumë për jetën, për dashurinë e pakushtëzuar dhe për forcen që as vetë nuk e dija se e kisha.
Ne u rritëm bashkë… Çdo hap i yti ishte një hap edhe për mua, çdo fjalë e jote një mësim për mua, çdo përqafim një dhuratë që nuk ka çmim.
Më ndihmove të bëhem njeriu që jam sot dhe nuk ka lumturi më të madhe sesa të të shoh ty që bëhesh një fëmijë i mençur dhe me një zemër që mbushet veç me mirësi. Ti je mishërimi i dashurisë së pakushtëzuar, motivi im për të qenë më e mirë dhe forca ime në çdo ditë. Faleminderit që më bën krenare me çdo gjë që JE e mbi të gjitha për zemrën që të shkëlqen. ✨
Tani, mendo dëshirën dhe për herë të parë, fryji dy qirinjtë në tortën tënde, 1 0!
Të dua deri në pafundësi, Arbor! Ti je arsyeja pse besoj në çdo mrekulli. ❤️

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles