Disa aplikacione në internet sot kanë rënë nga sistemi përfshirë edhe Facebook-un.
Lidhur me këtë problem, kompania Facebook ka thënë se janë të vetëdijshëm për problemin tek disa përdorues dhe se po punojnë për normalizimin e situatës.
“Jemi të vetëdijshëm se një problem teknik po ndikon tek disa përdorues në aksesimin e Facebook-ut. Po punojmë që ta rikthejmë situatën në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim”, thuhet në njoftim.





