Pak orë na ndajnë nga finalja e Këngës Magjike. E ndonse Arilena dhe Pirro janë folur si pretendentë për të fituar, Burime për Iconstyle kanë zbuluar se dyshja do të tërhiqen nga gara.
Dy artistët, të njohur për kengët që kanë fituar zemrat e publikut “Zero gradë”, ishin konkurrentë të fortë për çmimet kryesore të këtij edicioni.
Ende nuk dihen arsyet për këtë vendim, por aludimet janë se fituesi është i përcaktuar, ashtu siç është përfolur edhe vitet e tjera. Nga ana tjetër, as Arilena dhe as Pirro nuk kanë bërë asnjë koment publik deri në këto momente.
Finalja e “Kënga Magjike” mbahet mbrëmjen e sotme në “Pallatin e Kongreseve”. Mbetet për t’u parë nëse artistët do të japin një shpjegim zyrtar për vendimin e tyre.





