Friday, October 2, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Lëviz në Tiranë me truproja, Elton Ilirjani: Shqipëria është vend i pasigurt për mua, s’mund të dal i veshur kështu

Elton Ilirjani ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion” ku ka folur për jetën e tij dhe sipërmarrjen që drejton në New york.

Një ndër pyetjet që gazetari Blendi Fevziu i drejtoi Eltonit ishte se pse mbërriti me shoqërues në studio.

Ai u përgjigj duke pohuar se në Shqipëri ndihet i pasigurt, kjo për faktin që ka pranuar orientimin e tij skesual.

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: Pashë kur mbërrite erdhe me shoqërues, me truproja. Pse?

Elton Ilirjani: Sepse Shqipëria është vend i pasigurt për mua.

Blendi Fevziu: Pse?

Elton Ilirjani: Sepse nuk mund të dal kështu i veshur në Tiranë.

Blendi Fevziu: Çfarë reagimi do kishte?

Elton Ilirjani: Reagimi mund të ishte edhe thjesht ofendues, dhe për një 44-vjeçar…

Blendi Fevziu: Unë mendoj që ofendime mund të kesh marrë sa të duash në jetë, siç mund të kesh marrë edhe mbështetje?

Elton Ilirjani: Po, por edhe nuk dua t’i dëgjoj më.

Blendi Fevziu: Pse?

Elton Ilirjani: Kam zgjedhur mos t’i dëgjoj më sepse jam 44 vjeç dhe nuk dua, nuk dëshiroj dhe nuk i meritoj ato fjalë.

Blendi Fevziu: Po nëpër komente nëpër Instagram ka shumë që të shajnë?

Elton Ilirjani: Unë jam shumë i drejtpërdrejtë. Unë i fshij të gjitha komentet negative nga Instagrami im sepse dua vetëm komente të mira tek profili im.

Blendi Fevziu: Po si do përballesh në jetë ti kur përzgjedh vetëm gjënë e mirë dhe asnjëherë atë kritike?

Elton Ilirjani: Jam përballur shumë fuqishëm me gjëra të këqija dhe jam këtu ku jam dhe nuk e kam pasur të thjeshtë. Edhe në Amerikë nuk besoj se ma kanë hapur rrugën kaq thjesht. Jam përballur, por thashë në moshën 44-vjeçare të paktën personalisht nuk dua të përballem më me çështje mentaliteti dhe kjo është zgjedhje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles