Friday, October 2, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Goli i jetës”, sulmuesi i Kombëtares së shpejti babai i një djali

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, dhe partnerja e tij, Uarda Hyseni, janë duke pritur fëmijën e parë.

Çifti zbuloi gjininë e fëmijës së tyre në ceremoni të veçantë në stadiumin “Air Albania”.

29-vjeçari Uzuni, i cili është thirrur për të qenë pjesë e skuadrës Kombëtare për dy sfidat e nëntorit, shfrytëzoi fushën e blertë për zbulimin e gjinisë. Me një goditje nga pika e bardhë e penalltisë, Uzuni goditi topin në rrjetë dhe menjëherë shpërtheu ngjyra blu pas portës, duke treguar që çifti do të bëhen prindër të një djali.

Uarda dhe Myrto janë në një lidhje prej kohësh dhe një vit më parë, ai i propozoi për martesë në stadiumin e Granadës, ku ai luan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles