Pa dyshim që fenomeni dhe kryefjala e Big Brother Vip ka qenë Luiz Ejlli.
Ai arriti që të rrëmbente “kurorën” e këtij formati dhe do të duhet shumë kohë që figura e tij të zvendësohet. Epo së fundmi Luizi na ka paralajmëruar se sot do të futet në Big Brother Vip Kosova.
Si konkurrrent apo si mik special kjo mbetet për tu parë!
“O baba a të ka marrë malli ty për Big Brother? A e di pse? Sonte sa të mbarojë Big Brother Kosova ka një surprizë. A e di çfarë surprize ka? Mos e trego baba! Por ka një surprizë në Big Brother Kosova sonte kur të mbarojë. Mos e trego ti”, i thotë Luizi Lunës në videon e publikuar nga vetë këngëtari.





