Thursday, October 8, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Një vit nga humbja e të atit, Alketa Vejsiu me dedikim prekës: S’më mësove si jetohet pa ty

Plot një vit që Alketa Vejsiu jeton pa krahun e saj më të ngrohtë, të atin. Mes dhimbjes, lotëve dhe mallit, moderatorja e ka kujtuar në këtë 1 vjetorit të atin duke sjellë disa copëza nga vitet e kaluara plot me lumturi.

Ajo ka ndarë disa foto nga fëmijëria me babain, teksa ka rënditur edhe 10 mësimet që ka marrë nga i ati.

Alketa mes dhimbjes thotë se babai i mësoi gjëra të çmuara në jetë, por nuk e mësoi se si të jetonte pa të.

“Sot 1 vit pa Babin; 10 mesime te thjeshta jete;

E di qe askush nuk do me doje dot si Ty.Aq bukur, aq fort.

Une e pata te jashtezakonshme qe ne femijeri dashurine e babait.Qe tek karrotat qe shtrydheshin me nape, portokallet qe vinin nga jugu me veshtiresi, qe tek rruga

Tirane Durres me biciklete, deri tek ditet e lumtura ne Paris kur kendonim ne Sene e me the; “Shyayr ge u bere ti mor bir qe te shihja dhe une ca dite te lumtura”.

1-Me mesove te mos genjej; ndaj une i urrej genjeshtaret.

Ndaj dhe te vertetat e mia sado te hidhura edhe kur lendone dike, i them. Dua te iki pa pesha nga kjo jete; si ti.

2- Me mesove te besoj tek Dashuria, sa e rendesishme eshte te kesh ne shtratin e spitalit deri ne fund nje njeri qe e do fort.Me grate s’te eci shume,e nuk ishe partneri me ideal. Por e kerkove dashurine gjithe jeten, e gjete dhe jetove ne moshen 55 vjec.

3-Me thoje qe sduhet ta duash kurre dike se ke nevoje per te; ta duash kur ske nevoje dhe thjesht ta duash, kjo ishte dashuria per ty!

4-Me mesove te ndjek pasionin per punen, se Puna ste tradheton kurre por pa e shitur shpirtin per suksesin.

5-Me thoje qe ska asgje me te mire qe mund te besh sesa te risesh dy femije me dashuri e ti shkollosh;shperblimi me i madh.Me thoje gjithmone qe une ste solla asnje merzitje ne jete.

6-Me mesove qe paraja ka vlere vetem nese perdoret ne funksion te emocionit; sepse ty tu desh gjithmone shume pak per te gezuar.

7-Me thoje qe fytyren e kisha si 10-lekshet por zemren sa nje oqean; qe edhe nese mund te ndeshja njerez te ligi gjate ruges, suhej per asje arsye te ndryshoja.

8-Me mesove mirnjohjen; mbi kete parim ndertova jeten.

9-Me mesove mos jetoja nen efektin e duartrokitjeve e mos dehesha nga admirimi atyre qe nuk njihja, por te vleresoja ata qe me donin prej verteti larg dritave te skenes.E kam nderuar dhe ndjere si asgje tjeter duartrokitjen tende o

Fansi me I mire qe mund te kisha.

Me mesove te fal, edhe kur njerezit te zhgenjejne.

Me mesove te jem e forte; vetem se jam lodhur duke qene e forte.

Sme mesove si jetohet pa Babain, shokun,frymezimin, shpatullen ku mund te mbeshtetesh gjithmone. Ne rugen e dhimbjes jemi vetem, por ti si yll do me ndricosh gjithmone”, shkruan Alketa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles