Lori Hoxha dhe partneri i saj Vis Bajraktari do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë këtë fundjavë!
Mëngjesin e sotëm, Lori ka publikuar një shprehje të Virginia Woolf ku thuhet: ‘”Mund të vërej vetëm se e kaluara është e bukur sepse njeriu nuk e kupton kurrë një emocion në atë kohë. Zgjerohet më vonë, dhe kështu ne nuk kemi emocione të plota për të tashmen, vetëm për të kaluarën.’
Sipas Vip Magazine, çifti do të shkojnë drejt altarit këtë të shtunë në datë 19 tetor.
Dasma do të zhvillohet në një lokal në kryeqytet pranë stadiumit “Air Albania”.
Mbetet për tu parë nëse Lori do e konfirmojë këtë lajm ose jo.


