Matcha është lloj i çajit të gjelbër, gjethet e të cilit thahen dhe shndërrohen në pluhur, i cili është një nga preparatet më të njohura natyrale për rritjen e qëndrueshmërisë fizike dhe energjisë.
Bima rritet në vendet me hije gjatë pranverës, ndërsa shkurret mbulohen para mbledhjes për t’u parandaluar ekspozimi direkt në rrezet e diellit. Në këtë mënyrë ngadalësohet rritja e gjetheve dhe ato marrin nuancë më të mbyllët të të gjelbrës.
Gjethet mblidhen dorë dhe lihen në diell për t’u tharë. Derisa thahen gjethet ngadalë dredhen dhe bimën në atë gjendje e quajnë tencha. Pasi i hiqien dredhat dhe rrënjët, tencha shndërrohet në pluhur, i cili quhet matcha.
Ky pluhur mund t’ua rrisë nivelin e energjisë gjatë ditës dhe ka shumë pak kalori. Në mënyrë të shkëlqyeshme pastron organizmin dhe është shtesë e mirë gjatë dietës sepse njëkohësisht pastron metabolizmin dhe djeg yndyrat.
Hulumtimet kanë treguar që matcha mund t’ju ndihmojë të digjni kaloritë katër herë më shpejt.
Nuk ka efekte anësore, nuk dëmton organizmin, nuk rrit shtypjen e gjakut.
Me këtë pluhur mund të largoni toksinat, metalet e rënda dhe papastërtitë nga organizmi. Duke qenë se rritet në hije, matcha është më e pasur me klorofil se sa çdo çaj tjetër i gjelbër dhe për këtë arsye është superiore në pastrimin e organizmit.
Matcha mund të përdoret për pastrimin e organizmit, për dobësim, madje edhe për ngjyrosjen e ushqimit.

