U dhunua brutalisht nga motrat Berisha, ekspertiza mjeko-ligjore: Klea ka humbur ndjeshmërinë në buzë, goditjet i kanë shkaktuar shëmtim në fytyrë

0
112

Klea Prenga, e reja që u dhunua nga motrat Mariela dhe Antonela Berisha në një restorant në Tiranë, ka pësuar shëmtim të përhershëm të fytyrës.

Ky konkluzion është nxjerrë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Në raport theksohet se Klea ka pësuar disa dëmtime nga goditja me gotë qelqi.

Po për shkak të dëmtimeve të konsiderueshme në regjione të dukshme të fytyrës, si dhe me pasoja me humbje të ndjeshmërisë në anën e djathtë të fytyrës, është bërë një ekzaminim i dytë më i thelluar mjeko-logjor pas 30 ditësh, nga dita e plagosjes.

“Tek shtetasja Klea Prenga u konstatua shembje e indeve të buta të fytyrës, plagë prerëse në anën e djathtë të fytyrës, të përpunuara kirurgjikalisht, me karakteristikat dhe lokalizimet e lartpërmendura, shoqëruar me humbje të ndjeshmërisë në lëkurën e anës së djathtë të fytyrës dhe anën e djathtë të buzës së sipërme. Këto dëmtime janë shkaktuar me mjet prerës, siç mund të jetë edhe xhami.

Dëmtimet e mësipërme, bazuar në kriterin e rrezikshmërisë për jetën në momentin e shkaktimit të tyre, klasifikohen në kategorinë e dëmtimeve të cilat sjellin si pasojë humbjen e përkohshme të aftësisë për punë në masën mbi 9 (nëntë) ditë, por, për shkak të dëmtimeve të konsiderueshme në regjione të dukshme të fytyrës,, si dhe ndërlikuar me humbje të ndjeshmërisë në anën e djathtë të fytyrës, nevojitet një ekzaminimin tjetër mjeko-ligjor 30 (tridhjetë) ditë nga momenti i shkaktimit të tyre, për të gjykuar mbi kategorinë përfundimtare të dëmtimeve trupore, bazuar mbi kriterin e “shëmtimit” apo “shkallës së humbjes së aftësisë së përhershme për punë”, thuhet në dokument.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here