Morena Taraku edhe pse ka vendosur që të qëndrojë larg skenës vijon të jetë një ndër vajzat më të komentuara të showbizit shqiptar.
Atë e shohim mjaft aktive në rrjetet sociale ku herë pas here ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj. Së fundmi këngëtarja ka postuar një foto shqetësuese, duke treguar dorën e saj të lidhur me një infuzion në spital.
Në imazhin e publikuar, ajo shfaqet e shtrirë, ndërsa një staf mjekësor është i pranishëm në sfond.


